08:00 / E Martë, 22 Mars 2022 / AR

A është i rrezikshëm seksi në shtatzëni

Ndoshta seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë. Por kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.

Por a është e rrezikshme të kryesh marrëdhënie kur je shtatzënë? Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash!

Penetrimi është përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Theksojmë: normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, seksi nuk është zgjedhja më e mirë. “Është thuajse e pamundur që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort”, shpjegon Prof.Dr. Mary Jane Minkin. “Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë”, thotë më tej.

Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm seksin.

Dhe si përfundim, bebja nuk i ndjen “gudulisjet” gjatë seksit. Penisi godet cerviksin, i cili shërben si një barrierë për çfarëdo që mund të përpiqet të hyjë brenda. Përveç cerviksit, lëngu amniotik që e rrethon beben si një mburojë uji, gjithashtu e mbron beben./