A është kjo lidhje e re? Aurora Rrusta kapet mat me Labin (video)
Pas përfundimit të spektaklit “BBVK”, duket se disa nga ish-banorët po vazhdojnë të mbajnë kontakte të afërta edhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
Së fundmi, vëmendjen e ndjekësve e kanë marrë Aurora Rrusta dhe Labi, të cilët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Ata janë parë në ambiente të ndryshme duke biseduar dhe duke kaluar momente mjaft të afërta, gjë që ka ngritur menjëherë dyshime tek fansat.

Fotot dhe momentet e kapura nga ndjekësit kanë nisur të qarkullojnë edhe në rrjete sociale, ku shumëkush po spekulon nëse mes tyre ka nisur një romancë e re apo nëse bëhet fjalë vetëm për një miqësi të mirë pas eksperiencës në “BBVK”.
Deri tani, as Aurora Rrusta dhe as Labi nuk kanë reaguar publikisht për këto aludime. Megjithatë, fakti që ata po shihen shpesh bashkë ka mjaftuar që fansat të nisin të pyesin: “A është kjo lidhja e re që po lind pas BBVK”?/Indeksonline/

