75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 31 Janar 2025 / MSH

A është kjo video-ja më e bukur e fushatës nga Sokol Havolli?

Kandidati për deputet nga LDK, Sokol Havolli, ka zgjedhur një formë të veçantë të prezantimit të plan-programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Brezovicën.

Ai ka publikuar një video, në të cilën shihet derisa i shfrytëzon për argëtim dhe sport shtigjet e resortit turistik dhe në të njëjtën kohë shpalos me zë planin për investimet dhjetëra milionëshe në Brezovicë.

Sipas Havollit, plani i LDK-së për Brezovicën përfshin:

80 milionë euro investime

Zgjerimin e shtigjeve të skijimit

Vendosjen e gondolës dhe teleferikëve të rinj

Qendrën moderne hotelierike dhe shërbimet përcjellëse