19:02 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

A është kusht Asociacioni për pranimin e Kosovës në KiE? Flet Ariana Musliu-Shoshi (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se formimi i Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe, nuk mund të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Musliu-Shoshi, mes tjerash thekson se në diplomaci mund të ketë edhe befasi.

“Në diplomaci mund të ndodhin edhe befasi, në këtë hap ku jemi, nuk ka mundësi që të jetë kusht. Te Komiteti i Ministrave, nuk jam e sigurt në qarqet diplomatike që  i kanë shfrytëzuar autoritet tona pra ministria për Punë të Jashtme, kryeministri, po ashtu edhe presidentja. Ka mundësi që të ndodhin befasi të tilla, krejt varet se sa kanë bashkëpunuar me aleatët tanë”, u shpreh Musliu-Shoshi.