10:06 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

A është ky Chromebook i ri i Google?

Krahas telefonëve Pixel më 9 Tetor, Google me shumë gjasa do të prezantojë një laptop të ri Chrome OS.

Me emrin e koduar Nocturne, Chromebook i ri i Google u shfaq në disa foto të publikuara nga sajti AboutChromebooks.

Laptopi i cili thuhet të ketë dy porta USB-C, njëra prej tyre mund të vihet re lehtësisht nga fotoja.

Po ashtu pritet që rezolucioni i ekranit të jetë 2400×1600 pikselë, po aq sa edhe laptopi aktual Pixelbook.

Imazhi i dytë zbulon prezencën e një skaneri të shenjave të gishtërinjve mbi ekranin e laptopit.

Numri i lartë i mikrofonëve që mund të vihen re edhe në foto do të përmirësojë cilësinë e zërit gjatë video thirrjeve.

Laptopi i cili do të prezantohet më 9 Tetor do të jetë i disponueshëm vetëm në Nëntor.

Sipas raportimeve një Chromebook i ri me emrin ekoduar Atlas është në punim nga Google me ekran 4K dhe 8GB RAM. Megjithatë data e debutimit të tij mbetet mister. /