11:06 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

A është ky kandidati për deputet me fushatën më interesante deri tashti?

Tashmë kemi hyrë në fushatën zyrtare për zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo fushata realisht ka filluar javë më parë.

Duke qenë se janë me mijëra kandidatë që synojnë 110 vendet e Parlamentit të Kosovës, ka pasur fushata të ndryshme.

Por, një nga kandidatët që ka rënë në sy me fushatën e tij në Facebook është Erolld Belegu.

Belegu ka bërë disa veprime interesante dhe postime me disenje të veçanta, të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe te publiku.

Në një rast, madje ai ka polemizuar me një votues, i cili në fund ka pranuar që ta pranojë Belegun për vizitë dhe ka ndërruar mendje për të.

Për të parë fushatën e kandidatit, vizitoni faqen e tij duke klikuar këtu.