75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / L K

A është ky paralajmërim se Xavi po vjen te Man. Unitedi?

Në mes të thashethemeve që lidhin Xavi Hernández me Manchester Unitedin, gruaja e trajnerit spanjoll ndau një imazh në të cilin djali i saj Dani shihet i veshur me fanellën e “djajve të kuq”.

Nuria Cunillera e publikoi foton në Instagram, duke nxitur mediat të shtojnë spekulimet për ardhjen e Xavit në Angli.

Humbja 2-1 e Manchester Unitedit ndaj West Ham-it ka vënë edhe një herë në dyshim të ardhmen e trajnerit Erik ten Hag në Old Trafford.

Xavi ka qenë së fundi i lidhur edhe me punën si selektor te Katari./Indeksonline/