18:27 / E Diele, 09 Tetor 2022 / AR

A është lëkura juaj e stresuar për momentin? Ç’duhet të dini nëse po

Çfarë do të thotë lëkurë e stresuar? 

Ajo që papritur shndërrohet në të yndyrshme. Manifeston pore të mëdha, akne në moshë madhore dhe shfaqje rrudhash të papritura. 

A ka zgjidhje të shpejta për këtë problem? 

Nëse lëkura është bërë e yndyrshme dhe me akne, përdorni produkte kozmetike me bazë acidin salicilik. Ato kanë veprim eksfoljues. Gjithashtu produktet me bazë retinolin ndihmojnë në rinovimin e qelizave. 

Çfarë duhet të bëjmë nëse lëkura është shumë e thatë? 

Duhet menduar për një trajtim estetik tek mjeku dermatolog. Një trajtim mund të jetë seanca një herë çdo tre muaj me “hidrobalance”. Më saktë, ky trajtim fut nën lëkurë një lloj xheli, i cili e hidraton atë thellësisht. Gjithsesi, çfarëdo seance estetike tek dermatologu të bëni, duhet të evitohen ndryshimet e menjëhershme të temperaturës nga shumë nxehtë në shumë ftohtë ose anasjelltas. 

Lëkura e yndyrshme mund të jetë më e prekshme nga stresi sesa ajo e thatë?

Aspak. Edhe ata që nuk kanë pasur asnjëherë problem me aknet mund të manifestojnë shqetësime të përkohshme të tilla. Kjo ndodh kur në trup rritet prodhimi i hormonit të stresit, kortizolit, i cili bën që prodhimi i yndyrës të shtohet. 

Edhe lëkura e trupit është po kaq e ndjeshme ndaj stresit? 
Po, nëse sistemi imunitar dobësohet. Në këtë moment qelizat e lëkurës kthehen në më pak të oksigjenuara dhe janë shënjestër ndaj aksionit të radikaleve të lira, të cilat sjellin dehidratim apo tharje të lëkurës. 

Në cilat periudha të vitit lëkura stresohet më shumë? 

Në harkun kohor të ndryshimit të stinëve, njësoj si tani. Lëkura sforcohet më tepër për shkak se dielli nuk e rreh më si gjatë verës dhe anasjelltas. Në këtë periudhë duhet të përdoren kremra hidratues dhe rekomandohen edhe vitaminat me magnez. 

A ekzistojnë në të vërtetë rrudhat e shkaktuara nga stresi? 

Fatkeqësisht po. Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme.