19:15 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

A është një lodër seksi, dhuratë e përshtatshme për një çift të ri?

Mund të duket pak e rrezikshme, por lodrat e seksit mund të cilësohen si dhurata të mira.

Njerëzit shpesh nuk janë të gatshëm të kërkojnë në dyqane për lodra të tilla ose të marrin lodra të tilla, për shkak të frikës për t’u kapur.

Ata duan t’i provojnë ato, pa ndonjë siklet potencial për blerjen e tyre. Kjo është arsyeja pse lodrat seksuale mund të jenë dhurata të llojit për ditëlindje ose në mbrëmje.

Por a ekzistojnë skenarë të caktuara në të cilat një lodër seksi bëhet një dhuratë e papërshtatshme? A do të ishte e përshtatshme për një çift të sapomartuar?

Seksi, në fund të fundit, është ende një çështje private ndërsa një lodër e dhënë për një individ bëhet me implikimin që ata mund të gëzojnë vetë kënaqësinë e tyre, një lodër e çiftit bën një rekomandim mjaft të guximshëm për dy njerëz.

Por sipas të gjitha gjasave, dhënia e një dhurate lodër seksi lidhet shumë më miqësinë ndërmjet qiftit.

“Ndoshta ju mund të mateni nëse do t’i jepni një dhuratë të tillë duke pasur idenë se sa mirë e njihni personin në fjalë, pra mikun apo miken tuaj”, thotë Cecile Sharpe një sekspert.

“Gjëja më e rëndësishme për të kujtuar është se të gjithë janë të ndryshëm,  pra vetëm për shkak se betohesh në lodrën tënde të preferuar, nuk do të thotë që shoku yt do të jetë aq i tronditur sa të tregojë një vibrator”, ka shtuar ai.

Çfarëdo që të zgjidhni, pra duhet të jeni të matur për reagimet që mund të bëjnë ana e kundërt./Indeksonline/