11:32 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

A është normale rënia e flokëve nga Covid-19 dhe sa zgjat ajo?

Rënia e përkohshme e flokëve është normale pas etheve ose sëmundjeve të tjera

Ethet janë një simptomë e zakonshme e COVID-19. Disa muaj pasi kishin ethe ose u rikuperuan nga një sëmundje, shumë njerëz vënë re rënie të ndjeshme flokësh.

Një grusht flokë mund të bien kur bëni dush ose kur lani flokët. Kjo rënie e flokëve mund të zgjasë për gjashtë deri në nëntë muaj para se të ndalet. Shumica e njerëzve atëherë shohin që flokët e tyre fillojnë të duken normalisht përsëri dhe ndalojnë së rëni.

Eluviumi telogjen shkakton rënie të dukshme të flokëve

‘Telogen effluvium’ është një gjendje ku flokët mbeten në fazën telogjene (derdhje natyrale) të ciklit të rritjes. Kjo bën që më shumë flokë të bien, ndonjëherë në masë shumë më të lartë se e zakonshmja.

Nëse keni një skuqje të lëkurës, kruarje të kokës ose djegie, mundet që të jetë diçka tjetër përveç telogen effluvium që po shkakton humbjen e flokëve, kështu që është koha të vizitoheni në një dermatolog.

Stresi mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve

Edhe nëse nuk keni zhvilluar kurrë ethe ose COVID-19, përsëri mund të shihni rënien e flokëve. Stresi emocional, gjithashtu, shkakton rënie të flokëve më shumë se zakonisht. Përsëri, rënia e flokëve fillon rreth dy ose tre muaj pasi fillon stresi.

Duke parë që flokët bien në masë dhe mund të shtojnë stresin, është e rëndësishme të përpiqeni të qetësoni veten. Vetëm kur mbaron stresi, rënia e tepërt e flokëve do të ndalet.

Shkak i rënies së flokëve janë ethet, sëmundjet ose stresi. Flokët priren të kthehen në normalitet vetë. Thjesht duhet t’i jepni kohë..

Nëse dyshoni se humbja e flokëve është shkaktuar nga diçka më shumë sesa efluviumi telogjen nga stresi ose ethet, bisedoni me një ekspert ose dermatolog.