10:33 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

A është unaza e fejesës? Rita Ora duket se e ka bërë serioze lidhjen me Roman

Rita Ora ka shtuar dyshimet se mund të jetë fejuar nga paraqitja e saj e fundit.

Me një pallto të zezë, kapelën në kokë e maskën në fytyrë, Rita u pa me plot stil, duke u larguar nga restoranti meksikan “Taqueira” në Londër.

Në gishtin e fejesës shihej “sefte” një unazë, e cila si duket mund të jetë zyrtarizim i lidhjes së saj me Roman Gavras, shkruan Indeksonline.

Madje thuhet se motra e saj Elena dhe shoqet që kishin dalë me Ritën talleshin me unazën që ajo për të parën herë e kishte në dorë.

Dukej se ishte një unazë me safir dhe diamant dhe çmimi i saj sillet rreth 50 mijë funte./Indeksonline/