00:00 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / AR

“A është vështirë me qenë nënë dhe ministre?”, kjo është përgjigja epike e Albulena Haxhiut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka biseduar me ndjekësit e saj.

Përmes pyetësorit pyetje-përgjigje në Instagram, i ka lenë të lirë ta pyesin çfarë të duan, shkruan Indeksonline.

Në pyetjen se a është e vështirë të jesh nënë dhe ministrie, ajo u shpreh se ka situata kur është e vështirë t’i menaxhosh punën dhe familjen, por me vullnet arrihet çdo gjë.

Është përgjegjësi e madhe ta drejtosh një institucion të ndjeshëm siç është Ministria e Drejtësisë prandaj sigurisht që ka situata kur është i vështirë menaxhimi i punës dhe familjes.

Megjithatë kur ke vullnet nuk ka sfidë e vështirësi që nuk tejkalohet.

Unë po ashtu kam pasur ndihmën e familjes për kujdesin ndaj fëmijëve dhe një ekip të mrekullueshëm në punë që më ndihmon për jetësimin e zotimeve tona”, shkroi ajo teksa ka publikuar dy imazhe me fëmijët e saj./Indeksonline/