14:58 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A guxojmë të pimë qumësht soje në shtatzëni?

Soja është një ushqim shumë i eksploruar dhe është provuar të jetë me vlera të shumta ushqyese dhe shëndetësore.

Qumështi i sojës ka një shije dhe cilësi më të pasur se zëvendësuesit e tjerë të qumështit. Nuk përmban laktozë dhe prandaj është i përshtatshëm për njerëzit që nuk tolerojnë sheqer të qumështit.

Një filxhan përmban rreth 80 kalori, ka yndyrë të ulët dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminës B1, burim i mirë i magnezit dhe vitaminës B2. Por, ka shumë polemika midis shkencëtarëve për dobinë e sojeve.

Disa autorë theksojnë se fitoestrogjenët e sojës mund të ketë një efekt shkatërrues në shëndetin, veçanërisht për fëmijët.

Për më tepër, në krahasim me hormonet sintetike, fitoestrogjene të sojës janë shumë të butë, por edhe mund të parandalojnë lidhjen e receptorëve të hormoneve sintetike dhe kështu të parandalojë efektet e tyre të dëmshme, transmeton KosovaPress.

Gjatë viteve të fundit janë kryer disa studime që matin nivelet e fitoestrogjeneve në trupin e grave shtatzëna, qumështin e gjirit dhe duke e krahasuar atë nivel me ndonjë rezultat negative. Sipas këtyre studimeve nuk kishte lidhje midis konsumit të qumështit të sojës dhe efekteve negative në shtatzëni dhe foshnjën.