75 Mall Live Search
20:57 / E Premte, 12 Maj 2023 / MSH

A i doni terrenet malore? A i pëlqeni motoçikletat? Rritet adrenalina në Pejë në një ambient përrallor

Aventurë dhe adrenalinë!

Shtojau këtyre dyjave bukurinë e Rugovës dhe bëhet një eksperiencë e papërsëritshme.

Me Motoranch mund të përjetoni momente të jashtëzakonshme adrenaline, kur shpejtësia e motorëve alpinë bashkohet me terrenin malor të mrekullueshëm të Bjeshkëve të Nemuna.

Motoranch ju dhuron motorë alpinë të kualitetit të lartë, shumë të përshtatshëm për terrene malore, dhe shumë komod gjithashtu.

Motoranch është e vendosur në shtëpinë alpine Ranch në Pejë dhe motorët janë në dispozicionin tuaj çdo ditë të javës.

Çka po pret? Shijoje adrenalinën si asnjëherë më parë!