75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / SH

A i frikësohet shkarkimit? Flet Xabi Alonso

Xabi Alonso është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Manchester Cityt.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se kur drejtor një skuadër të madhe, duhet të jesh i përgatitur për secilën situatë.

“Nuk ka të bëjë me ndryshimin, por me përshtatjen. E njoh shumë mirë Real Madridin. Duhet të përshtatesh dhe të mësosh. Ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Por ne po bëjmë hapa përpara me çdo ndeshje. Duhet të përballemi me këtë situatë dhe ta përmbysim atë. Kur je trajner i Real Madridit duhet të jesh i përgatitur për këto situata dhe kjo është e gjitha që kam në mendje. E kemi harruar ndeshjen ndaj Celtas dhe jemi të përqëndruar për Manchester Cityn”, ka deklaruar Alonso./Indeksonline/