10:51 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

A i ka marrë Llapi 50 mijë euro premi nga Trepça ’89? Përgjigjet Batatina!

Skuadra e Llapit do të ballafaqohet sot me Flamurtarin në Prishtinë në javën e fundit të edicionit 2018/19.

Në mediumet kosovare kanë qarkulluar zëra që Trepça 89 i ka ofruar Llapit premi prej 50 mijë eurove që të mposht Flamurtarin, në mënyrë që ekipi mitrovicas të siguroj ekzistencën pa barazh.

Megjithatë këtë e ka mohuar trajneri i Llapit Tahir Batatina.

“Këto janë spekulime. Ne sivjet as nuk dojmë me marr premi nga askush as nuk dojmë me dhanë. Sot do të luaj më formacionin më të mirë ndaj Flamurtarit. Nuk kemi asnjë mungesë, na kthehet nga suspendimi edhe Benjamin Emini. Duam që ta mbyllim stinorin në mënyrën më të mirë të mundshme” ka deklaruar Batatina për Indeksonline.

Ndeshja Flamurtari – Llapi zhvillohet sot nga ora 16:00 në Prishtinë. /Indeksonline/