17:02 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

A i keni provuar rrobat sportive të cilat përshpejtojnë shërimin e muskujve?

Me bartjen e pajisjes kompresive sportive gjatë dhe pas treningut do të zvogëloni shtangimin, lodhjen e muskujve dhe do të përshpejtoni procesin e shërimit

Teknologjitë komplekse në prodhimin e rrobave sportive janë të bazuara në presionin një trup. Ai presion prodhon efektin e masazhit i cili stimulon qarkullimin e gjakut.

Me më shumë gjak në muskuj më lehtë do të shëroheni nga reaksioni kimik në formë tajitje laktike dhe të thartirës së qumështi pas mundimeve fizike.

Banjat kontraste ndihmojnë edhe te aktivizimi i sistemit nervor dhe zgjerimi i enëve të gjakut në mjekësi si vazodilacioni.

Me rritjen e temperaturës vjen edhe te zvogëlimi i dhembjeve, relaksimi muskulor, ndryshimi në vena dhe relaksimi i ligamenteve dhe gilcave.

Në kushtet e ambientit të ftohtë zvogëlohet ndjenja e dhembjes dhe ngushtohen venat, andaj kjo ndikon pozitivisht në vendet e ënjtura.

Këta tretmanë nuk janë të qasshëm për të gjithë, andaj si alternativë imponohen rrobat kompresive të punuara me ndihmën e teknologjive më moderne.

Çfarë fitojmë edhe më shumë nga rrobat kompresive?

▪ Teknologjia për kontrollin e lagështisë eliminon djersitjen nga trupi dhe në këtë mënyrë e ftohë.

▪ Për shkak të vetë dizajnit të këtyre pjesëve të veshjeve do të ruani ngrohtësinë e trupit në kushtet e motit të ftohtë dhe anasjelltas.

▪ Materiali nga i cili punohen këto rroba kanë cilësi antibakteriale dhe i mbajnë rrobat gjithmonë të freskëta.

Si të bartni rrobat kompesive?

▪ Shpërndajeni pëlhurën njësoj nëpër sipërfaqe të këmbës. Sa më shumë sipërfaqe të trupit që mbuloni do të keni shërim më të mirë.

▪ Getet janë më të mira se veshjet e shkurtra.

▪ Gjeni rroba të përshtatshme për vete. Dizajni është bërë në atë mënyrë që ekzistojnë rroba për meshkuj dhe rroba për femra, para së gjithash, të punuara në mënyrë që të arrihet komfor dhe rehati sa më e madhe gjatë ushtrimeve.