75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / S Z

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, foli rreth artikullit të “The New York Times” të vitit 1999-ës, ku thuhej se UÇK-ja kishte refuzuar propozimet e sekretares tashmë të ndjerë, Madeline Albright.

“Më kujtohet që kishte marr përshtypje nga kjo, jo biseda. Domethënë nuk është gjithmonë e saktë. Ndoshta e ka ekzagjeruar atë [artikullin]”, u shpreh Rubin.

Derisa sipas artikullit, Hashim Thaçi dinte të fliste në gjuhën serbe, për këtë, ish-zyrtari i lartë amerikan tha se nuk dinte një gjë të tillë.

“Unë e dija që nuk fliste në gjuhën angleze”, u shpreh Rubin.