75 Mall Live Search
21:01 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / AR

A ia uroi fitoren Vitia Ramës?

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Arben Vitia e ka uruar për fitore.

Rama u shpreh se Vitia e telefonoi dhe e uroi, gjë për të cilën i falënderohet, raporton Indeksonline.

“Më ka telefonu, i falënderohem shumë. Më ka thënë që është i gatshëm të bashkëpunoj në çfarëdo aspekti për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Rama në Klan Kosova.