14:45 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

A ia zgjati PDK jetën Qeverisë Hoti me votën për Rimëkëmbje, Hamza: S’lidhet me asnjë zhvillim politik

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ia dhanë votat Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike me arsyen për të zbutur krizën në vend dhe pa asnjë arsye tjetër politike.

Megjithatë, Hamza ka thënë se kjo Qeveri është dobët meqë as nuk ka shumicën e thjeshtë.

Por, ai iu zgjat jeta Qeverisë Hoti me votimin e këtij ligji?

“Vota jonë nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim të ardhshëm politik. Një opozitë që veç kritikon dhe s’ka alternativa për të përmirësuar ligje s’besoj që është në nivelin e duhur. Ne kemi inkorporuar amendamente në ligj”.

“Ne kemi votuar edhe në Qeverinë Kurti, i kemi votuar marrëveshjet financiare dhe rishikimin e buxhetit, ndërsa sot e votuam dhe kontribuuam në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”.