A ishin peticionet në veri vullnet i qytetarëve? Ja sa persona nënshkruan shkarkimin e kryetarëve në veri

Në palestrën sportive të Mitrovicës së Veriut sot nga ora nëntë e mëngjesit ka vijuar peticioni i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.
Indeksonline ka qëndruar sot në Mitrovicë të Veriut për të përcjellë nga afër këtë proces.
Dhjetëra persona janë bërë pjesë e këtij peticioni, ndërkaq udhëheqësja e iniciativës qytetare serbe ka pohuar se janë mbledhur qindra, në mos mijëra nënshkrime.
Ajo thotë se janë aty për të çuar përpara kërkesat e qytetarëve të komunës dhe se procesi ka shkuar pa ndonjë eskalim.
Ndiqni më poshtë materialin e plotë: