11:33 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

A ishte gol apo autogol? Shënimi i Florent Hasanit mbetet në pikëpyetje (Video)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani i ndihmoi ekipit të tij hungarez DVTK ta mposht liderin Ferencvaros me rezultat 2 me 1.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 shënoi një gol në minutën e 59’të, që për shumë kë duket autogol i Botka-s sesa gol i Hasanit, shkruan IndeksOnline.

Në disa raste është regjistruar si goli i kosovarit, por në të tjera autogoli i Botak-s, ky i fundit duket se e ka devijuar topin drejt portës.

Derisa ende nuk ka konfirmim zyrtar, më poshtë e keni videon dhe mund ta vlerësoni vet se a ishte gol apo autogol./IndeksOnline/