75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 23 Shtator 2025 / AR

A ishte prezente partnerja e Yamal-it në gala-në e “Topit të artë”?

Të hënën, më 22 shtator, u mbajt edicioni i 69-të i galas-së së “Topit të artë” në Théâtre du Châtelet në Paris, duke u bërë ngjarja vjetore e shumëpritur e futbollit. 

Mbrëmja mblodhi së bashku të nominuarit kryesorë, legjendat e sportit dhe figura të shumta nga bota e futbollit, transmeton Indeksonline.

Aitana Bonmatí shkëlqeu përsëri, duke siguruar “Topin e artë” të tretin, ndërsa Ousmane Dembélé triumfoi ndaj Lamine Yamal-it.

Menjëherë pasi u shpall fitorja e Dembélé-s, Nicki Nicole publikoi në Instagramin e saj një fotografi së bashku me Lamine-n, duke i treguar publikisht mbështetjen e saj partneres. “Ylli im. Të dua”, shkroi këngëtarja.

Me këtë gjest, ajo jo vetëm që shprehu mbështetjen e saj për sulmuesin e Barçës pas galës, por gjithashtu konfirmoi se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë./Indeksonline/