A iu kërkua presidentit slloven garancë për të akuzuarit nga Specialja, kështu përgjigjet ai

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë për media.
Gjatë kësaj konference, Pahor nuk tregoi nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndodhen në paraburgim në Hagë.
“Nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, tha shkurt Pahor./Indeksonline/