75 Mall Live Search
13:17 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

A janë këto binjaket më simpatike në botë?

Jaqi dhe bashkëshorti i saj Kevin Clements bënë binjakët e tyre më herët sesa pritej, por ato lindën të shëndetshme dhe të bukura. Emrat e tyre janë Ava Marie dhe Leah Rose Clements të cilat lindën në vitin 2010.

Vajzat e vogla kanë një bukuri të hatashme të cilat me ndihmën e nënës së tyre u bënë modele profesionale.

“Ato erdhën në jetë katër javë e gjysmë më herët por duke e njohur personalitetin e tyre tani e kuptoj se pse erdhën më herët pa paralajmërim dhe ë gatshme për të marrë gjithçka”, tha Jaqi.

Që nga lindja e tyre bukuria e tyre natyrale është e pamohueshme, lëkura e tyre ështe e bute, dhe flokët e tyre kanë një cilësi të mëndafshtë.

Të gjithë e thonë të njejtën gjë: Ato duhet të bëhen modele

Me këto krijesa të mrekullueshme është e vështirë të mos u japësh komplimente.

Më në fund Jaqi vendosi që ti fus vajzat në botën e modelimit. Sapo fëmijët u bënë gjashtë muaj , ato u nënshkruan në një kompani në Los Angelos.

Duke kaluar koha gjërat filluan ngadalë të ndryshojnë.

Një gjë që duhet theksuar është se sa shumë Jaqi beson në shenja. Ajo tha se numri shtatë është numri i saj me fat, pra është më shumë se rastësi që binjaket lindën me datë 7/7.

Pasi që  Ava dhe Lea u bënë 7 vjeçe ato kishin zhvilluar personalitetet e tyre.

Ato kishin filluar të merreshin me aktivitete të ndryshme si vallëzim dhe not.

Sa më shumë kalonte koha binjaket emocionoheshin më shumë për modelim./Indeksonline/