A janë pjesë e PDK-së? Flasin artistet e njohura
Për festën e 8 Marsit ishin mbledhur shumë figura të Partisë Demokratike të Kosovës për të festuar, por prezente ishin edhe emra të njohur të artit kosovarë.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe arkitektja dhe profesoresha në Fakultetin e Arkitekturës, Eliza Hoxha, piktorja Zake Prelvukaj dhe regjisorja Burbuqe Berisha.
Ministri Uran Ismaili në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka qenë kënaqësi për të që festën e 8 Marsit ta festojë me gratë e PDK-së.
“Ishte kënaqësi që 8 Marsin të festoj edhe me Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës të degës së Prishtinës. Jashtëzakonisht krenar me fuqinë dhe aktivizmin e tyre ndër vite, që vazhdojnë duke luftuar status-quonë dhe pabarazitë në shoqëri, duke i dhënë kështu më shumë kuptim lirisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Ismaili.
Pas kësaj kanë reaguar të tri artiste e njohura përmes llogarive të tyre në ‘Facebook’.
Arkitektja dhe profesoresha, Eliza Hoxha ka sqaruar se nuk është pjesë e PDK-së.
“Për ata që më njohin mirë po edhe për tê tjerët – zakonisht qëndrimet dhe vendimet e mia që lidhen me sferën publike i kam ba publike vet. Prandaj edhe nëse një ditë do të angazhohem ne sferën publike në një rol e pozicion tjetër me cilëndo parti sigurisht se e bëjë publike vet”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa piktorja, Zake Prelvukaj shkruar se do të vazhdojë të jetë artiste dhe profesoreshë universitare edhe më tutje dhe se nuk i takon asnjë subjekti politik.
“Pas një shkrimi ne disa media tona e ndjej obligim te ju njoftoj se nuk i takoj asnjë subjekti polik. Unë jam vetëm artiste dhe pedagoge dhe e tille do te jam edhe tutje. Shpresoj se do te gjej mirëkuptim”, u shpreh Prelvukaj.
Në anën tjetër edhe regjisorja, Burbuqe Berisha ka thënë e ndjen obligim të sqaroj se nuk është pjesë e asnjë partie.
“Të dashur Miq, Pas një shkrimi në disa media tona e ndjej obligim të ju njoftoj se nuk i takoj asnjë subjekti politik dhe për çdo vendim timin unë do ju lajmëroj, buqja”,tha Burbuqe Berisha./Indeksonline/