75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

A janë të acaruara raportet mes Pacollit dhe Mustafës, flet ky i fundit!

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa i ka quajtur trillime raportimet se kinse ai ka pranuar kritika nga shefi i partisë së tij, Behgjet Pacolli.

Sipas mediave, Pacolli ka kërkuar nga ministri Mustafa të shpallte person të padëshirueshëm bllogerin  britanik Graham Philip i cili gjatë muajit mars kishte realizuar disa storie në Kosovë, e në të cilat serbët i viktimizon derisa në anën tjetër flet për shtetin e dështuar të “Kosovës dhe Metohisë”.

“Jo nuk është e vërtetë që unë kam marr ndonjë kërkesë nga ana e Pacollit për atë person (Graham Philips), janë thjesht trillime. Nuk kam çfarë të them pasi që s’ka asgjë për këto që është shkruar”, ka thënë Mustafa në një bisedë për Indeksonline.

“Ne vazhdimisht shkëmbejmë letra me MPJ-në për shumë çështje, por jo aso letra e kritika për të cilat është raportuar”, ka thënë tutje Mustafa.

I pari i Punëve të Brendshme, përkundrazi ka thënë se ka raporte të shkëlqyra me zëvndëskryeministrin e Kosovës.

“Padyshim që s’ka asnjë lëvizje sa i përket raporteve të mia me Zv.kryeministrin Pacolli, kemi raporte të shkëlqyeshme”, ka vlerësuar ai. /Indeksonline/