22:59 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

A janë të rrezikuara nga koronavirusi gratë shtatëzëna? Disa këshilla nga doktorët

Përderisa koronavirusi vazhdon të shpërndahet përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, këshilla të reja janë dhënë nga njësia obstetrike e lindjeve për nënat e ardhshme, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Ekspertët nga Kolegji Mbretëror i Obstetrikëve dhe Gjinekologëve kanë thënë që deri më tani nuk ka prova që virusi ka kaluar nga nëna tek fryti, si dhe nuk ka po ashtu asnjë provë që Civid 19 mund të mbahet në qumështin e gjirit, kështu që nënat inkurajohen për gjidhënie.

Udhëzimi për kujdesin shëndetësor të grave shtatëzënë është publikuar mbrëmë dhe ka për qëllim që të ofrojë kujdes të qëndrueshëm dhe efikat për gratë shtatëzëna.

Meqenëse Civid 19 është virus i ri, çdo risi që do të mës

ohet do të përditësohet në udhëzimet për gratë shtatëzëna./Indeksonline/