09:29 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

A jemi të rrezikuar nga virusi Kinez?

Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetit, informon rreth Coronavirusit dhe
Pandemis së mundur.

A mund të arrijë ky virus në Kosovë?


Rritja permanente e numrit të infektuarve me virusin vdekjeprues të
mushkërive në Kinë, shkakton shqetësim shëndetësor në tërë botën.
Numri i të infektuarve arrin sot në 600 me 17 të vdekur. Deri tani nuk ka
ende raste të njohura në Evropë, kurse në Koren Jugore, në Tailandë, në
Taiwan, në Japoni dhe në SHBA tanime jane shfaqur persona të
sëmuar.


Coronavirusi përciellet nga shtazet në njeri dhe pastaj nga njeriu në njeri.
Këtë e vërtetoi edhe komisioni nacional shëndetësor Kinez, duke
theksuar infeksionin e Coronavirusit nga njeriu ne njeri dhe se
infeksionet jan në rritje.


Ky virus atakon mushkërit dhe shkakton temperatur, komplikacione në
frymëmarrje, kollitje, veshtirësi ne stomak, demtimin e veshkëve dhe
vdekjen.


Tanimë është e njohur se pikënisja e Coronavirusit është një treg i
peshkut dhe shpezeve në qytetin Wuhan të Metropoleve Kineze.
Sipas njohurive aktualle, momentalisht qëndron një rrezik infeksioni
vetem atyre përsonave në regjionet të cilat lëvizin dhe kontaktojn me
qytetin Wuhan. Të gjith të infektuarit me virusin e mushkërive kan
qendruar në qytetin Wuhan ose qëndruan në kontakte direkte me
popullatën e këtij qyteti.


Udhëtarëve në Kinë ju udhëzohet ti shmangen të gjitha kontakteve me te
infektuarit me tregjet e produkteve shtazore, kontaktit me shtazët,

shpezët por edhe të kujdesën për higjienën e duarve, duke i dezinfektuar
ato rregullisht.


Rreziku i infeksionit në aeroportin e Prishtinës është shumë i vogël,
ngase neve nuk kemi linie aerore direkte me qytetetin Wuhan apo qytetet
tjera të Kinës dhe kontakti me popullatën kineze nuk është i dendur.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësis (OBSH) nuk udhëzon kufizime
të veqanta të qarkullimit me Kinën.


Qendra evropiane per prevencion dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC) e
vlerëson rrezikun e infeksionit me virusin e mushkërive brenda Evropës
si të ulët. Gjithashtu shumë të ulët e vlerëson rrezikun e infeksionit
brenda evropës edhe Instituti Robert Koch në Gjermani. Por zhvillimi
aktuall mund të ndryshoj në ditët e ardheshme.


Si cdo epidemitjetër edhe Coronavirusi kërkon trajtim adequat në rast të
kontaktit me personat e infektuar. Prandaj është shumë e rëndësishme
prevencioni në Aeroport, në trajtim fillestar, izolim me pregaditjen
profesionale të personelit mjekësor, kontrollin e pasagjerëve me
probleme frymëmarrje, temperatur dhe kompetenca trajtuese në spitalet
dhe repartet intenzive dhe izolime spitalore.