75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 27 Maj 2025 / AR

“A jeni gati”, Bardhi ndez rrjetin me një paralajmërim

Reperi i njohur Bardhi po rikthehet me një tjetër projekt muzikor që pritet të bëjë bujë në skenën shqiptare.

Ai ka paralajmëruar këngën e tij më të re me titullin “Falma”, duke e ndarë me ndjekësit e tij në një postim në Instastory, shkruan Indeksonline.

Në mbishkrimin që shoqëronte njoftimin, Bardhi shkroi thjesht dhe drejtpërdrejt:

“A jeni gati?” – një pyetje që ndezi menjëherë interesin e fansave.

Edhe pse nuk ka dhënë ende një datë zyrtare për publikimin, pritshmëritë janë të larta, veçanërisht pas suksesit të projekteve të fundit të tij që kanë dominuar top-listat shqiptare./Indeksonline/