19:27 / E Diele, 23 Tetor 2022 / AR

A jeni gati? Hiti i ri nga Kida është rrugës

Ashtu siç ka paralajmëruar, këngëtarja e famshme kosovare, Kida, ka gati këngën e re.

Burime të Indeksonline mësojnë se xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe kënga pritet të lansohet në fund të muajit.

Kështu që fansat të bëhen gati, sepse një tjetër hit pritet të publikohet së shpejti.

Kujtojmë që projekti që ka lansuar së fundmi Kida është në bashkëpunim me Butrint Imerin, “AM/PM” dhe në kanalin “Youtube” ka grumbulluar mbi 32 milionë klikime./Indeksonline/