20:52 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

A jeni gati? Ja kur publikohet kënga e re e Dhurata Dorës dhe Azet!

Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora dhe reperi Azet kanë paralajmëruar këngën e tyre të re në bashkëpunim.

Madje ata vetë kanë zgjedhur që përmes llogarive të tyre në Instagram, të bëjnë paralajmërimin e publikimit të kësaj kënge, shkruan Indeksonline.

Ata kanë bërë të ditur se kënga do të publikohet nesër, e enjte në orën 23:59.

Kënga padyshim që pritet të jetë një hit, duke marrë parasysh edhe sukseset e këngëtarëve që kanë preferuar të bashkëpunojnë. /Indeksonline/