16:45 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

A jeni gati? Kaq orë kanë mbetur deri në publikimin e hitit nga Capital T

Reperi i famshëm kosovar, Capital T, ka gati hitin e radhës.

“Dukat” titullohet kënga e cila pritet të publikohet ditën e nesërme, (29 qershor), shkruan Indeksonline.

Janë fansat e flaktë të reperit ata të cilët po e presin me padurim publikimin e projektit i cili padyshim do të jetë hiti i kësaj vere.

Duke postuar disa imazhe atraktive nga klipi, reperi theksoi se kanë mbetur edhe 24 orë deri në lansimin e këngës, ku pas publikimit fansat “shpërthyen” me komente të shumta./Indeksonline/