23:57 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AR

A jeni gati? Rina sapo zbuloi se çfarë po ‘gatuan’ me Sin Boy

Reperja Rina Balaj përmes rrjeteve sociale ka dhënë lajmin e shumëpritur.

Duke publikuar një imazh me të dashurin Sin Boy, ajo tregoi se janë gati për lansimin e projekteve të reja, shkruan Indeksonline.

‘Mamaja dhe babi së shpejti do të lëshojnë 2 këngë’ shkroi këngëtarja.

Projekti i fundit i dyshes, “Chacha”, u lansua javë më parë e cila mori mbi 2mijë klikime në ‘Youtube’./Indeksonline/