A jeni gati? Sot Prishtina-Llapi
Pas tri ndeshjeve të djeshme, sot luhen edhe tri takime që mbyllin xhiron e 31 të elitës së futbollit kosovar.
Tri takimet do të luhen në të njëjtën kohë, me vëmendjen më të madhe që padiskutim shkon në “Fadil Vokrri”.
Prishtina dhe Llapi luajnë ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit deri në këtë pikë.
90-minutëshi që do të luhet sot në kryeqytet do të jetik për dy ekipet, pasi që vetëm me fitore mbeten në hap me Feronikelin për titullin kampion.
Skuadra kryesuese e tabelës, Feronikeli, pret në shtëpi ekipin e Dritës.
Gjilanasit që javën e kaluar ndalën Prishinën, do ta kenë më të vështirë kësaj radhe në Drenas, terren në të cilin në udhëtimin e fundit kanë pësuar katër gola.
Ndërkohë, takimi tjetër luhet mes dy skuadrave që kanë rënë nga elita, Lirisë dhe KEK-ut.