75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / L K

A jeni gati të festoni Karnevali Golden Eagle po afrohet

Datat 28, 29 dhe 30 Qershor, janë rezervuar për Karnavalin Golden Eagle, i cili zhvillohet në qytetin e Suharekës.

Përveç rreth 500 artistëve ndërkombëtarë nga: Spanja, Portugalia, Egjipti, Turqia, Gjermania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shumë artistë.

Performancat e artistëve do të ndahen në tri netë:

– Në natën e parë do të marrin pjesë: Gena, DJ PM & DAGZ, Ya Nina, Yll Limani

– Në natën e dytë do të marrin pjesë: Xhensila Myrtezaj, Lumi B, Luiz Ejlli dhe DJ Gimi-O.

-Në natën e tretë do të marrin pjesë: Bardhi, Elgit Doda & Dafina Zeqiri.

Gjatë këtyre tre ditëve Karnevali Golden Eagle do të moderohet nga Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj.