10:49 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / k.v

A jeni ju fajtorë për aknet tuaja? Këtu janë përgjigjet!

E pastroni fytyrën çdo ditë dhe prapë ju shfaqen ato puçrrat e shëmtuara. Nëse keni pyetur veten pse ju ndodhë një gjë e tillë, më poshtë po ua paraqesim disa nga arsyet.

Prekja e fytyrës gjatë tërë kohës. Kjo shprehi në fakt është armiku më i madh i lëkurës suaj ngaqë duart përmbajnë më së shumti mikrobe dhe papastërti dhe nëse prekni lëkurën gjatë tërë kohës, i çoni shumë mikrobe.

Produktet e gabuara të lëkurës. Tashmë keni zgjedhur produktet për trajtimin e fytyrës tuaj por pa u konsultuar me dermatologun. Kjo është gabim. Tipet e lëkurës dallojnë shumë nga njëra tjetra dhe ashtu ndodhë edhe me produktet që duhet përdorur, transmeton Indeksonline.

Nuk bëni dush pas palestrës. Nëse jeni në këtë grup, hiqni dorë nga kjo shprehi. Djersa që grumbullohet gjatë ushtrimeve fizike lehtësisht shkakton akne në lëkurë andaj gjithmonë duhet të bëni një dush pas ushtrimeve.

Marrja e shtesave të proteinave të hirrës: Proteina e hirrës mund të ketë efekte të njëjta në lëkurën tuaj, sikur konsumimi i një sasie të madhe të qumështit, pasi nxit lirimin e insulinës nga pankreasi dhe kjo mund të shkaktojë puçrra fytyre. Pra, mos u habitni nëse papritmas vëreni akne në shpinë dhe gjoks.

Telefoni. Është gjithashtu ndër pajisjet që bartë më së shumti mikrobe dhe duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me lëkurën e fytyrës, shfaqja e akneve është shumë e zakonshme.

Fjetja në jastëkë të palarë. Aty mund të grumbullohen kërpudha, baktere, merimangat e pluhurit dhe qelizat e vdekura të lëkurës, të cilat mund të çojnë në çrregullime dhe shfaqje të akneve./Indeksonline/