75 Mall Live Search
19:23 / E Premte, 18 Mars 2022 / OSH

A jeni kuriozë të dini cila është meme-ja e parë?

Meme-t, arsyeja e miliarda buzëqeshjeve nëpër botë prej disa vitesh tashmë janë ide, sjellje, imazh ose stil që përhapet nëpërmjet internetit. Ju mund të mendoni se memet janë diçka që i përket epokës së rrjeteve sociale. Epo, gaboheni.

Meme-ja e parë si imazh mendohet të jetë krijuar rreth viteve 1919-1920 dhe është kjo këtu: Si mendon se del kur shkrepet fotoja vs Si del në të vërtetë.

Nisi si komik dhe ky imazh u gjet në një botim të vitit 1921 të revistës satirike The Judge, botuar nga Universiteti i Iowa-s dhe i atribuohet një reviste tjetër Octapus Wisconsin, botuar në Universitetin e Wisconsin midis 1919 dhe 1959. Duke parë nëpër Bibliotekat e Universitetit të Wisconsin-Madison, BBC mundi të shihte disa botime të hershme të kësaj reviste zbuluan se për herë të parë ky komik ishte botuar në 1919 ose 1920 edhe pse pa emertim.