A ju kujtohet kur Eboue mbeti pa bukë e kryp? Sot ai…
Ish reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Emmanuel Eboué vitin e kaluar ishte goditur nga depresioni pas ndarjes me ish gruan e tij.
Kjo bëri që ai të pësonte një katastrofë financiare dhe mentale.
Gjendja e ish futbollistit të Arsenalit preku gjithë botën dhe të gjithë u solidarizuan me të.
Tani ai është rehabilituar pas ndihmës së klubit turk Galatasaray. Eboué ka treguar se dy futbollistët që nuk do ti harroi kurrë për ndihmën që i’a kanë bërë janë Bakary Kone dhe Ndri Romaric.
Eboué tani mbanë postin e skautit te Galatasaraji. /Indeksonline/