16:27 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

A ju shëndoshin vërtetë ëmbëlsirat?

Sipas disa personave, nuk ka ushqime të mira dhe ushqime të këqija, vetëm ushqime që përmbajnë më shumë vlera ushqyese se sa disa të tjera.

Në një eksperiment të bërë nga një grua, e cila kishte dashur të testojë kaloritë e saj që i merr çdo ditë dhe të shoh nëse bie në peshë, ajo vendosi të konsumojë ëmbëlsira çdo natë për një javë të tërë.

Në këtë eksperiment ajo ka dashur të vërtetojë se konsumimi I ushqimeve që ju dëshironi nuk është dhe aq i dëmshëm.

Shumica e njerëzve kur vendosin të mbajnë një dietë, janë të prirur të ndalojnë të gjitha ëmbëlsirat dhe ushqimet që përmbajnë sheqer.

Gjithsesi disa nga ëmbëlsrat që kjo grua vendosi t’I konsumojë çdo mbrëmje si pjesë e eksperimentit, janë një pjesë çokollatë, kek, gjalp kikiriku dhe disa ëmbëlsira të tjera, që përmbanin shumë kalori.

Ajo çfarë kishte vërejtur 36- vjeçarja është se edhe pse kishte konsumuar sheqer dhe produkte të ëmbla prapë nuk kishte shtuar kilogram siç shumica e njerëzve pretendojnë.

“Ju nuk duhet të ndaloni ta trajtoni veten me një çokollatë apo një pjesë torte edhe nëse dëshironi të humbni peshë”, tregoi ajo. Ju mund t’I shijoni ushqimet e preferuara, dhe në të njëjtën kohë të mbani një peshë të duhur të trupit tuaj.