18:52 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / k.v

A ju shkakton mungesa e gjumit mendime negative?

Shkencëtarët kanë analizuar ndërlidhjen mes mungesës së gjumit dhe mendimeve negative të cilët kanë vërejtur se ekziston një lidhje mes këtyre dyjave.

Mendimi negativ përsëritës ndodh kur një person pengon në mënyrë të vazhdueshme ka mendime shqetësuese dhe jo të dobishme, gjë që shpesh çon në një cilësi të ulur të jetës dhe shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor, të lidhura veçanërisht me depresionin dhe ankthin, transmeton Indeksonline.

Prof. Meredith E. Coles dhe Jacob A. Nota, të dy nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Binghamton, zhvilluan një studim që u përqendrua në lidhjen ndërmjet mendimeve të përsëritura me intensitet të moderuar dhe të lartë dhe kohëzgjatjes dhe shprehisë së gjumit.

Hulumtuesit studiuan 52 pjesëmarrës të moshave 18 deri në 65 vjeç, të cilët kishin plotësuar pyetësorin e mendimit të vazhdueshëm, i cili është një provë që synon të matë nivelin e një mendimi negativ përsëritës të një individi.

Prof Coles dhe Nota vërejtën se pjesëmarrësit të cilët raportuan për çrregullime të shpeshta të gjumit gjithashtu e kishin më të vështirë të ndalonin të përqendroheshin në ndonjë stimul negativ që ata i ekspozoheshin, duke sugjeruar një lidhje midis gjumit të dobët dhe mbizotërimit të mendimeve negative./Indeksonline/