09:44 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / k.v

A ju vënë në rrezik për diabet preparatet për pastrimin e gojës?

Për shumë prej nesh, një “gllwnjkw” preparati pwr pastrimin e gojws njw apo dy herw nw ditw formon një pjesë të rutinës tonë të higjienës orale. Por sipas hulumtimeve të reja, kjo praktikë në dukje e dobishme mund të përbëjë një rrezik të habitshëm shëndetësor, zhvillimi i diabetit.

Hulumtuesit sugjerojnë se përdorimi i shpeshtë i i këtyre produkteve pwr pastrimin e gojës mund të rrisë rrezikun e diabetit.

Hulumtuesit sugjerojnë se ato mund të ndryshojnë metabolizmin e sheqerit në gjak dhe të promovojnë diabetin, veçanërisht për njerëzit që tashmë janë në rrezik të lartë për gjendjen, transmeton Indeksonline.

Bashkëautori i studimit, Rakesh P. Patel -nga Departamenti i Patologjisë dhe Qendra për Biologji të Lirë Radikale në Universitetin e Alabamës në Birmingham dhe kolegët kanë botuar gjetjet e tyre në revistën “Nitric Oxide”.

Është vlerësuar se rreth 30.3 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë diabet, gjë që karakterizohet nga nivele të larta të glukozës në gjak./Indeksonline/