20:11 / E Hënë, 11 Mars 2024 / LB

A ka bërë s*ks me Ilnisën në BBV? Meritoni shuan dyshimet dhe ka dy fjalë për banorët

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë përfolur nga banorët e Big Brother Vip se kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.

Ndërkohë ditën e sotme, moderatori është vënë përballë këtij “fakti” nga disa mesazhe anonime që banorët kishin shkruar për njëri-tjetrin.

“Meriton pse trembesh nga Jetmiri në dush kur ke bërë seks me Ilnisën në BBV”, i kishte komentuar një nga banorët.
Por Meritoni e mohoi se ka kryer marrëdhënie me gazetaren, teksa iu drejtua banorëve “turp e ulët”. Ndërsa kërkoi që të kenë respekt për familjen dhe vajzën e saj.

“Na trego ditën, orën kur kemi bërë ne seks sepse nuk po e di. Apo ndoshta ke qenë duke na mbajtur bishtin. Turp, e ulët. Të paktën të keni respekt për familjen e Ilnisës, vajzën e saj që kupton gjithçka, është turp kjo që keni bërë”, shprehet moderastori.