75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 21 Prill 2025 / L K

A ka kush që e ndalë Shaqën? Kjo statistikë tregon se sa i frikshëm është ai

Xherdan Shaqiri është duke dhuruar spektakël në ndeshjen që Basel po e fiton bindshëm ndaj Yverdon.

Ylli kosovar ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asiste pas 60 minutash lojë për Baselin.

Besoni apo jo, Shaqa është aktualisht golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në ligë.

Shaqiri ka 14 gola dhe 17 asistime në ligë duke e çuar Baselin me hapa të sigurt drejt titullit kampion./Indeksonline/