75 Mall Live Search
13:19 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

A ka marrë ftesë, Bernard Berisha, nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit?

Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, nuk pritet të ftohet nga Bernard Challandesi për ndeshjet e muajit tetor.

Gazetari i njohur, Arlind Sadiku, përmes një postimi ka treguar se ka biseduar me Bernard Berishën. Ai i ka treguar se ende nuk ka marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet e tetorit, transmeton Indeksonline.

Challandesi dhe Berisha patën një përplasje në ndeshjen kundër Greqisë. Shkak u bë festimi i golit nga futbollisti. /Indeksonline/