A ka mbetur jashtë liste Ismet Beqiri? Ja e vërteta
Dje u raportua në media se Ismet Beqiri ka mbetur jashtë listës për deputet pasi që u tha se ka marrë vetëm 5500 vota.
Indeksonline ka kontaktuar Beqirin i cili e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Ai ka thënë se deri tashti ka afro 7000 vota dhe është në pritje të rezultateve definitive.
“Lexova dje në një portal dhe sot në një tjetër gjoja se unë kam marrë 5500 vota.
Kjo është një e pavërtetë dhe spekulim.
E para, Dega I, “Kodra e trimave”, kryetar i së cilës jam, ka dalë degë fituese në Prishtinë nē zgjedhjet e 6 tetorit, pra mbetet e pamposhtur në të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri tashti në Kosovë.
Për mua ka qenë dhe mbetet me rëndësi rezultati i LDK-së, e pak ka rëndësi ai individual.
E dyta, nga të dhenat e deritashme, jo përfundimtare, i kam diku afro 7000 vota.
Po i presim rezultatet definitive, e të tjerat janë veçse spekulime”, ka thënë Beqiri për Indeksonline.