17:20 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A ka ndikuar dërgimi i mesazheve në shuarjen e romancës?

Javën e kaluar janë bërë 25 vite që kur është dërguar mesazhi i parë, dhe që nga ajo koha ka ndryshuar shumë mënyra e takimeve tona.

Është bërë më e disponueshme, më e rastësishme dhe pafundësisht më e dukshme.

Nuk është se romanca ishte e përsosur para se të dilnin mesazhet. Ishte e tmerrshme në mënyrën e vet se duhej të thirrjes dikë në një telefon fiks. Ndoshta ishte edhe më dramatike skena kur ju qëndronit pranë telefonit, duke mos shkuar as në tualet, vetëm që të mos humbisni thirrjen e rëndësishme.

Por ka qenë shumë më ndryshe sa i përket dashurisë, transmeton Indeksonline.

Tani adoleshentët e kanë shumë më të lehtë të bëjnë dikë për vete dhe nuk kanë pse të presin me ditë për ta takuar apo për të biseduar me të.

Tani ju dërgoni një mesazh dhe jeni të bindur se ai do të lexohet shumë shpejt, të mos themi menjëherë. Dhe nëse nuk merr përgjigje menjëherë, atëherë ju futeni thellë në mendime se pse nuk po merrni përgjigje menjëherë.

Dhe nëse më në fund ju përgjigjen atëherë lind edhe një dilemë.

Në vend që të dëgjosh tonin e zërit të dikujt ose të flasësh personalisht me të, ju mbeteni duke deshifruar një tekst. Çfarë do të thotë pse ai e përdori këtë “emoji”? Çka do të thotë kjo shenjë pikësimi në fund të fjalisë? Pra, janë disa nga gjërat që munden shumë shpejt të ju hutojnë.

Tani mund të shkruash një mesazh në çdo kohë të ditës ose të natës dhe të bësh plane me dikë. Por, dikur në të vërtetë duhej të planifikonin një datë para kohe dhe të vendosnin më shumë të paktën për një shëtitje.

Në ditën e sotme një flirtim mund të përshkallëzohet në një flirtim të shpejt, duke e hequr mundësinë e njohjes së ngadaltë të dikujt në mënyrën e modës së vjetër.

Më parë ka pasur një “plan”, të shkoni në takim, flirtimi, dhe pastaj ta shoqëroni atë deri tek shtëpia, para se “ta shohësh” atë lakuriq. Tani ju mund të shihni pjesët intimet të dikujt brenda disa minutave nëse vetëm doni./Indeksonline/