10:32 / E Martë, 31 Janar 2023 / AR

A ka qenë i ftuar Kurti nga ambasada amerikane për Asociacionin? Kështu përgjigjet ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton EO.

Kurti tha se në atë takim është kabineti i tij qeverisës, ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse ka qenë i ftuar edhe vet ai.

“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje” , tha shkurt Kurti.