14:40 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

A ka qenë në lidhje me dikë nga estrada? Tayna tregon të vërtetën

Duke qëndruar e izoluar në shtëpi, Tayna po gjen kohë që të qëndrojë afër adhuruesve përmes postimeve të ndryshme.

Së fundi ajo ka realizuar një pyetësor për fansat në Instagram, ku është përgjigjur edhe për jetën e saj personale, shkruan Indeksonline.

E pyetur nga një adhurues nëse ka qenë në lidhje me ndonjëherë me ndonjë nga estrada, reperja nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Nuk kam qenë, as ndërmend nuk e kom dmth najher”, është pëgjigjur reperja nga Prizereni./Indeksonline/