75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 01 Janar 2024 / S Z

A ka rënë numri i lindjeve, sa fëmijë lindën këtë vit, sa vajza e sa djem, flet drejtori i Gjinekologjisë Zef Ndrejaj

Vetëm gjatë këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 8 mijë e 100 lindje. Prej tyre me prerje cezariane janë 3 mijë 010 lindje. Lindje binjak janë 225, trenjak janë 11 lindje.

Prej tyre mashkuj janë 4 mijë 080 lindje, ndërsa  femra 4 mijë e 020 lindje. Drejtori i Gjinekologjisë Zef Ndrejaj në një intervistë për “Indeksonline”  flet për gjendjen në klinikën që ai drejton.

Thotë se në Gjinekologji ka numër të mjaftueshëm të mjekëve, por mungon stafi i mesëm. Ndërsa shpreson që në vitin 2024 gjendja në Klinikën e Gjinekologjisë do të përmirësohen, pasi që tashmë ka filluar renovimi i kësaj klinike.

E gjithë kjo sipas tij po bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, për pacientet. Ndërkaq kërkon mirëkuptimin e  pacientëve për shkak të punimeve që po bëhen aty.